×
  • Lajme
  • Lajme

    Spahiu: Dialogu ka përfunduar, tani mbetet vetëm zbatimi i marrëveshjes

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka komentuar vizitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, duke theksuar se nuk pret ndonjë zhvillim konkret nga kjo vizitë, përveç përgatitjeve për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.

    ‘’Nuk besoj se tani do të ketë ndonjë hap konkret për dialog përveçse përgatitjen për dialog, në fakt dialogu ka përfunduar si negocim rreth asaj rreth asaj se çfarë duhet të merret vesh Kosova dhe Serbia, sepse ato tashmë janë marre vësh dhe është negociuar se çka do të jetë statute i Asosacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe vetëm mbetet të implementohet kjo marrëveshje ‘’, ka deklaruar Spahiu.

    Sipas Spahiut, çështja kryesore tani është që të ndodhin hapa konkretë dhe të barabartë nga të dyja palët.

     “Duhet të ndodhin misione të përhershme diplomatike të Kosovës në Serbi dhe të Serbisë në Kosovë, që nënkupton një njohje në heshtje nga Serbia. Në këmbim, të realizohet një autonomi më e thellë për serbët në Kosovë përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe’’, deklaroi Spahiu.

    Në fund, Spahiu e përjashton mundësinë që vizita e emisarit Sorensen të jetë e lidhur me krizën politike në Kosovë.

    “Nuk besoj se vizita lidhet me situatën aktuale, sepse shtetet kryesore sponsorizuese të pavarësisë së Kosovës kanë vendosur të mos përzihen në mënyrën se si do të formohet qeveria’’, përfundoi Spahiu.

    Sorensen takon Bislimin, por Kosova ende s’ka Kuvend e as Qeveri

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, së bashku me Drejtorin e...
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit. Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka thënë se VV-ja e ka përgjegjësinë aktuale për krizën në vend. Por, ai ka thënë se...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ushtarët e Policisë Ushtarake të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar me sukses një...
    Sport30 Maj 2025
    Hansi Flick ka pasur një ndikim transformues te Barcelona që nga ardhja e tij verën e kaluar te gjigantët e La Ligës....
    Kronika30 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet...
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.