Një person me ngjashmëri të mëdha me Conor McGregorin është dënuar me burg për tri vite.
Kjo për shkak se ai ëështë marrë me drogë dhe ka përdorur karta me emrin e mundësit irlandez, shkruan FrontOnline.
Nark Nie i tha policisë se emri i tij është “Connor”, derisa në makinën e tij u gjetën vizitkarta me emrin “McGregor Enterprise”.
Pas arrestimit të tij, policia zbuloi një sasi të madhe të acidit borik, i cili u gjet afër shtratit të tij.
Një analizë e mëtejshme e telefonave të Nie zbuloi gjithashtu prova të mëtejshme të mesazheve me qindra tekste që detajonin veprimtarinë e tij të tregtimit të drogës./FrontOnline/