Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian “Euro 2023”, Përfaqësuesja U21 e Kosovës do ta zhvillojë sot një ndeshje miqësore.
Djelmoshat e Michael Neesit sot do të matin forcat me një skuadër nga Superliga e Kosovës, shkruan FrontOnline.
Saktësisht, Gjilani i Ismet Munishit do të ketë punë me Kosovën U21.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 17:30.
Ndërkaq, ndeshjen ndaj Andorrës, poashtu në Prishtinë, Kosova e zhvillon më 8 qershor./FrontOnline/