Në pasditën e sotme do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan FrontOnline.
Prishtina do të përballet me Llapin në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse në ndeshjen tjetër, Istogu e pret Dukagjinin.
Derbin rajonal mes Prishtinës dhe Llapit do ta drejtojë Shpëtim Murtezi.
Ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.
Ndërkaq, në ndeshjen Istogu – Dukagjini, drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza.
Të dyja ndeshjet e sotme nisin nga ora 15:00.
Ndeshjet e fazës gjysmëfinale luhen me sistemin ardhje-vajtje./FrontOnline/