Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në pasditën e sotme me dy ndeshje tejet interesante.
Java e 29-të në elitën e futbollit të Kosovës mbyllet me dy ndeshje në Drenas, respektivisht në Mitrovicë, shkruan FrontOnline.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli i bën “konak” Ballkanit të Suharekës.
Nga ana tjetër, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 është nikoqire e kampiones në fuqi, Dritës.
Ballkani dhe Drita duan me deomos fitore sot, pasi janë në garë të ngushtë për titull.
Nga ana tjetër, Feronikeli dhe Trepça ’89 nuk do të lëshojnë “pe” pasi në këtë fazë kanë nevojë për pikë.
Të dyja ndeshjet luhen nga ora 15:00./FrontOnline/