Sot është dita botërore e Tuberkulozit.
Ministria e Shëndetësisëka njoftuar se në Kosovë gjatë vitit 2020 janë regjistruar 441 raste të tuberkulozit.
Tuberkulozi mund të parandalohet, mjekohet dhe shërohet. Në Kosovë barnat janë falas për të gjitha rastet e tuberkulozit.
Kjo sëmundje paraqitet me këto shenja: temperaturë, djersitja gjatë natës, plogështia dhe zbehja, kollitja mbi 3 javë, këlbaza me shenja gjakut dhe humbja e peshës dhe oreksit.
Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që përhapet përmes ajrit, ng ai sëmuri te personi i shëndosh përmes përshtymës, teshtitjes dhe kollitjes.
https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/1948647978626113