×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protestohet në Prishtinë

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Sot do të protestohet para Kuvendit të Kosovës. Protesta është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

    Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë.

    “Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetuë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, thuhet në postimin e Gjinovcit.

    Ndryshe, kyetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

    Balje tha se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

    “Unë jam shumë e kënaqur me votat, sepse i kam marr me boshnjakët. Jemi tu i prit votat e diasporës. Jemi duke i pritur rezultatet. Nuk e di a jam jashtë Kuvendit. Në këto zgjedhje ka ndodhur diçka e re për neve boshnjakët. Është iniciativa e Adriana Hoxhiq që është formuar me planet e Listës Serbe. Ata kanë fituar shumicën e votave. Ne nuk kemi pasur mundësi me e luftu atë”, ka thënë Balje  në T7.

    Më tutje, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës tha se Hoxhiq ka marr vota edhe nga qytetet ku nuk jeton asnjë boshnjak por vetëm serbët.

    “Nëse është e vërtetë që Adriana Hoxhiq ka marr shumë vota tash me postë nga Serbia ka shans që Adriana të kalojë nga 3 vende dhe ne të jemi jashtë Kuvendit. Ka marr vota prej komunave serbe dhe ku nuk jeton asnjë boshnjak. Kjo ka qenë pjesë e një plani nga Lista Serbe. Ne nuk kemi as fuqi për me luftu kundër Serbisë. Jemi të gatshëm që të bëjmë ankesa edhe në PZAP edhe në institucione tjera. Shteti duhet të na ndihmojë”, ka thënë më tutje ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, për FrontOnline, iu është kundërpërgjigjur liderit të AAK-së¸Ramush Haradinajt, rreth idesë që pas zgjedhjeve të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë të dyshuar për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit është organizuar tryezë e rrumbullakët, me moton “Thyerja e barrierave, plotësimi i boshllëqeve”....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj propozimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që pas zgjedhjeve opozita ta ndan postim...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Bashkëshortja e të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, I.B., tha se natën kritike të 21 nëntorit 2021 kishte shkuar tek familja e saj, por...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka thënë se s’duhet lejuar asnjë lëvizje që synon largimin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se është duke u përgatitur padi ndaj institucioneve që thotë se “nuk...
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjesti ka debatuar me Drilonin për shkak të Xhenetës. Pasi Driloni ia përmendi ‘trileqen’ Xhenetës, Gjestit i kishte ngelur ‘hatri’. Ky i...
    Vip14 Nëntor 2024
    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës. Vullneti i ka thënë Rovenës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.