Para objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë sot do të ketë protestë, raporton Front Online.
Protesta është paralajmëruar për në ora 13:00, derisa ajo është organizuar nga punëtorët teknik që operojnë në Ministrinë e Administratës.
Kjo protestë është organizuar pasi që këta punëtorë kërkojnë rritje të pagave.
“Punëtorët teknikë që operojnë në ministrinë e Mjedisit, ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, ministrinë e Zhvillimit Rajonal, ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike protestojnë për ngritjen e pagave”, thuhet në njoftim./Front Online