×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, protestat do të vazhdojnë deri në tërheqjen e propozimit të ZRRE-së

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Përfaqësues të shoqërisë civile kanë paralajmëruar për sot mbajtjen e një proteste në orën 15:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë si shenjë pakënaqësie ndaj paralajmërimit të fundit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për shtrenjtim të rrymës për 15% nga ky muaj, raporton FrontOnline.

    Organizatorët e protestës me moton “Asnjë cent më shumë” po presin përkrahje nga të gjithë qytetarët, pasi që shtrenjtimi i rrymës, siç thonë ata, i afekton të gjithë.

    Përndryshe, në tri vitet e fundit në Kosovë energjia elektrike është shtrenjtuar për 115 për qind, me arsyetimin se pas fillimit të luftës në Ukrainë importi i energjisë elektrike është shtrenjtuar shumë, mirëpo muajin e fundit çmimi i një megavati energji elektrike në tregun ndërkombëtar ka qenë dukshëm i lirë, në disa raste nuk ka kaluar as 80 euroshin.

     

    Hasanaj: Shtrenjtimi i rrymës i papërballueshëm

    Luan Hasanaj, organizator i protestës, ka deklaruar për “Front Online” se protesta e tyre tyre kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nuk do të ndalet.

    “Do të ketë protesta sërish, jo vetëm sot. Ky vendim do të kundërshtohet me protesta dhe aktivitete të tjera”, tha Hasanaj.

    Ai shprehu shqetësimin e qytetarëve për këtë rritje, duke nënvizuar se kjo do të çojë në rritje të çmimeve të tjera.

    “Qytetarët janë të shqetësuar, me ngritjen e çmimit të rrymës prej 15% do të rriten edhe çmimet tjera dhe kjo është e papërballueshme”, deklaroi Hasanaj.

    Hasanaj paralajmëroi se do të ketë numër të madh të qytetarëve prezent në protestë, duke kundërshtuar këtë vendim të padrejtë të ZRRe

    Sefaj: Kemi përkrahje nga Sindikatat, presim që protesta të jetë masive

     Sindikalisti Ali Sefaj është shprehur për “Front Online” se presin një numër të madh pjesëmarrësish në protestën e sotme.

    Ai theksoi se kjo është protesta e parë e një serie që do të vazhdojë deri në tërheqjen e vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës.

    “Kemi marrë konfirmime prej sindikatave, shoqatave e grupeve tjera të interesit, presim që numri të jetë i madh, presim të jetë protestë e konsoliduar. Kjo është protesta e parë e cila do të vazhdoj deri në realizimin e objektivave tona, derisa të tërhiqet ZRRe nga vendimi”, shprehet Sefaj.

    Sefaj nuk pret ndonjë ndryshim të menjëhershëm nga vendimi i ZRRE-së.

    “Nuk presim që mund të ketë ndonjë ndryshim nesër, por kjo mund të ndodhë në ditët në vazhdim si rezultat i presionit qytetar”, deklaroi Sefaj.

     

    Sindikalistët e KEK-ut e përkrahin protestën kundër shtrenjtimit të rrymës prej 15%

    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar për “Front Online” se punonjësit e KEK-ut do të jenë pranë protestuesve në protestën e sotme për të kundërshtuar rritjen e mundshme të çmimit të energjisë elektrike.

    Ai ka shtuar se, nëse çmimi i energjisë elektrike rritet, sindikata e KEK-ut do të organizojë protesta për kërkimin e një ngritjeje të pagave për punonjësit.

    “Prej vitit 2019 deri më tani nuk kemi pas asnjë ngritje të çmimit, kurse për KEDS është bërë katër herë. Ne do të jemi pranë protestuesve. Në rast se ngritet çmimi i energjisë elektrike ne si Sindikatë do të organizojmë protesta për të kërkuar ngritje të pagave”, u shpreh ai për FrontOnline.

     

    Gazetari i ekonomisë: Shtrenjtimi i rrymës i rritë fitimet e KEDS-it dhe KOSTT-it në kurriz të banorëve të varfër të Kosovës

    Gazetari i ekonomisë, Mehmet Gjata, ka kundërshtuar kërkesën e re për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur atë të paarsyeshme.

    Sipas tij, kjo kërkesë ndikon negativisht në popullatën e varfër të Kosovës.

    Gjata theksoi se kjo rritje është një masë për të rritur fitimet e furnizuesit dhe distributorëve turq, si dhe KOSTT-it, duke e ngarkuar më tej qytetarët.

    “Kërkesa për çmimin e rrymës, është e paarsyeshme dhe jashtë tendencave globale për ulje të çmimit të rrymës, që tashmë e kanë përfshirë tregun energjetik ndërkombëtar. Është kërkesë e furnizuesit dhe distributorit turk, si dhe e KOSTT-it për të rritur pa punë fitimin neto dhe për të mbushur arkat e tyre me para të kosovarëve varfanjakë, duke zhvatur dhe plaçkitur banorët e varfër të Kosovës”, ka deklaruar Gjata.

    Ai paralajmëroi se rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë ekonominë dhe bizneset.

     “Do të goditet ekonomia dhe biznese të shumta. Bizneset kosovare mbi 1.100 sosh sa mendohet të përfshihen tregun e liberalizuar të energjisë elektrike (biznese me mbi 50 punëtorë dhe me 10 milionë qarkullim të parave) do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë energji elektrike me çmime të përballueshme në tregun ndërkombëtarë”, ka thënë Gjata.

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Prill 2025
    Gazetari Adriatik Kelmendi, ka dhënë detaje nga zhvillimi i fundit ku Kosovës tashmë zyrtarisht i erdhi edhe njohja diplomatike nga Sudani. Ai...
    Lajme12 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka folur për njohjen e Kosovës nga shteti i Sudanit. Në një video të publikuar në Facebook derisa ajo...
    Lajme12 Prill 2025
    Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, është ai që e ka njoftuar sot presidenten Vjosa Osmani për njohjen e pavarësisë së...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Piloti i helikopterit turistik që u rrëzua në lumin Hudson të qytetit të New Yorkut, paralajmëroi se ata kishin mbetur pa karburant...
    Lajme12 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i kuvendit, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul të Koresë së Jugut të...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch, është shprehur shumë kritik ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Në një bisedë për...
    Sport12 Prill 2025
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Interit dhe Cagliarit, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A. Zikaltrit nuk guxojnë...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish- diplomatja Edita Tahiri ka zbuluar disa nga bisedat më tensionuese që kishte pasë me palën serbe derisa ishte në krye të...
    Lajme12 Prill 2025
    Tre gra, dy nga Kosova dhe tjetra nga Moldavia, shkuan me vonesë në aeroportin e Memmingenit të Gjermanisë, pasi kishin fluturimet e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.