i sot 5 vjet më parë, më 11 qershor 2016, Shqipëria luante ndeshjen e parë në histori në finalet e një turneu madhor siç ishte Kampionati Evropian “Francë 2016”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi u përballën me Zvicrën në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis” të Lensit me këtë formacion: Etrit Berisha, Lorik Cana (c), Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Taulant Xhaka, Ansi Agolli, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Armando Sadiku.
Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Ergys Kaçe (zëvendësoi Xhakën në minutën e 62-të), Sokol Cikalleshi (zëvendësoi Roshin në minutën e 74-t) dhe Shkëlzen Gashin (zëvendësoi Armando Sadikun në minutën e 82-të).
Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të Zvicrës pas një ndeshjeje mjaft të luftuar, që u vendos nga goli i mbrojtësit Fabian Schär që në minutën e 5-të. Kapiteni Cana do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 36-të (pas dy kartonëve të verdhë), ndërsa Taulant dhe Granit Xhaka hynë në histori si dy vëllezërit që luajtën me kombëtare të ndryshme në finalet e një Evropiani.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte spanjolli Carlos Velasco Carballo, kurse në stadium ishin të pranishëm 33,805 spektatorë. Lojtari i ndeshjes u shpall mesfushori Granit Xhaka.