Rasti më i hershëm me Covid-19 është zbuluar më 17 nëntor, disa javë para se autoritetet të vërtetojnë virusin e ri sipas mediave kineze.
Rasti i parë i dikujt të prekur Covid-19 mund të gjurmohet tek data 17 nëntor 2019, sipas raportimit të mediave nga të dhëna të papublikuara të qeverisë kineze.
Raporti në median ‘South China Morning Post’ thotë se autoritetet kineze kanë identifikuar së paku 266 njerëz që janë prekur nga virusi vitin e kaluar të cilët u shtrinë për kujdes shëndetësor, dhe rasti më i hershëm ishte 17 nëntori, disa javë para se autoritetet të njoftojnë emergjencën e virusit të ri.
Të dhënat e medias kineze, të cilat The Guardian thotë se nuk ka mundur t’i verifikojë, thonë se një 55 vjeçar nga province Hubei mund të ishte personi i parë I prekur me Covid-19. Pas një muaji pas kësaj date ishin pesë raste të reja të raportuara çdo ditë, thotë raporti, dhe më 20 dhjetor janë konfirmuar 60 raste.