Sot (e marte) fillon Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll.
Skuadrat e nominura nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Teuta, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) janë Prishtina, Ylli, Peja dhe Rahoveci, shkruan FrontOnline.
Sipas shortit të hedhur, në çerekfinale do të ballafaqohen Vllaznia nga Shkodra me Pejën, kurse do të kemi edhe derbin kosovar në këtë ligë, ndërmjet Prishtinës dhe Yllit, skuadra që ishin ballafaquar edhe në finale të Kupës së Kosovës, ku triumfuan prishtinasit.
Në çerekfinale do të kemi edhe derbin shqiptar ndërmjet Goga Basket dhe Tiranës, kurse çifti i fundit çerekfinal është mes Rahovecit dhe Teutës nga Durrësi.
Në gjysmëfinale do të përballen fituesi i Grupit A me atë D dhe fituesi i Grupit B me atë C.
Garat do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.
Orari
E martë
16:00 Vllaznia-Peja
9:00 Rahoveci-Teuta (Teuta është tërhequr, Rahoveci është në gjysmëfinale)
E mërkurë
16:00 Goga Basket – Tirana
19:00 Prishtina – Ylli
Gjysmëfinalet dhe finalet
13 prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë
19:00 Gjysmëfinalja e dytë
14 prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe./FrontOnline/