×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sot nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi për heqjen e sigurimit kufitar

    FrontOnline
    25 Qershor 2021

    Byroja Kosovare e Sigurimeve ka njoftuar se sot do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Malin e Zi, për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, kosovarët nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë 15 euro me Malin e Zi.

    Në njoftim bëhet e ditur se marrëveshja do të nënshkruhet nga kryetari i BKS-së, Sami Mazreku dhe drejtori i Byrosë Nacionale të Siguruesve në Mal të Zi, Boris Saban.

    “Ju njoftojmë se me datë 25.06.2021 në ora 14:00 në Podgoricë, Mali i Zi, Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit me Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi z. Boris Saban, për njohjen reciproke të certifikave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë  në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella, në Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

    BKS bën të ditur se me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fjalë, drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Kosovë do të prezantojnë Kartonin e Gjelbër valid, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Kosovës gjatë hyrjes në Malin e Zi do të prezantojnë certifikatën e sigurimit TPL + valide, e cila aplikohet edhe në MoU-të me Maqedoninë dhe Serbinë.

    “Më tutje, përmes këtij memorandumi të nënshkruar ndërmjet dy Byrove në cilësinë e përfaqësueseve të industrive të sigurimit, synohet të arrihet lëvizja e lirë e qytetarëve duke mundësuar rritjen e potencialit të zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qarkullimit të mallrave e shërbimeve, duke siguruar çdo herë mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve dhe palëve të treta të dëmtuara, në kuadër të zbatimit të Rregullores së Brendshme të Këshillit të Byrove dhe legjislacionit të secilit vend”, theksohet në njoftim./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Lajme13 Janar 2025
    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin këtë të hënë para...
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Sport12 Janar 2025
    Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me...
    Vip12 Janar 2025
    Një fjalë e Drilonit gjatë mbrëmjes së sotme ka acaruar Xhenetën. “Të por*** në fytyrë”, u shpreh Driloni ndaj saj, ndërsa Xheneta...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.