Situata meteorologjike po vie drejt stabilizimit.
Në Kosovë do të vazhdojë të mbizotërojë edhe sot mot me diell, ku temperaturat maksimale do të jenë mbi 15 gradë Celsius.
Do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.
Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik. Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.