Moti dhe temperaturat për ditën e sotme në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull të radiacionit, për shkak të kthjellimeve dhe rënies së temperaturave minimale.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.