Dy emrat më të komentuara të momenti janë ai i Beatix Ramosaj dhe Bora Zemanit.
Pas një sër ngjarjesh dhe komenteve të ndryshme që po qarkullojnë larte e poshtë, Beatrixa dhe Donaldi po e shijojnë pëlqimin dhe tërheqjen e tyre si çift brenda shtëpisë. Por kjo ishte disi e rëndë për t’u pranuan pasi krijuan pëlqim për një lidhje të mundshme mes Borës dhe Donaldit.
Aktori Donald Veshaj, ka zgjedhur të mos e diskutoj më këtë rast, pasi sipas deklaratës së tij, ajo është veç një e shkuar.
“Unë dua të shikoj përpara, jo mbrapa”, tha ai duke ia konfirmuar se ka filluar të i pëlqej shumë raporti që po krijon me këngëtaren, Beatrix Ramosaj, njëherit edhe motra e Alban Ramosaj.
Mirëpo krahas gjithë kësaj, vite më parë, vëllai i Beatrixës dhe ish e dashura e Donaldit ishin krah njëri tjetrit.
Bora Zemani dhe Alban Ramosaj kanë qenë pjesë të një spektakli televiziv, “Dance with me Albania”. Ata ishin garues për javë të tëra ku ka ndarë shumë momente me njëri- tjetrin, madje aso kohe është komentuar shumë se nga afirmiteti që kishin ata dy, mund të kishte diçka më shumë se sa partner loje.
Ndryshe, lidhja mes Donaldit dhe Beatrixës ka filluar të lulëzoj menjëherë pasi u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” shoqja e ngushtë e Borës, Semi Jaupaj.