Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, për të miratuar procesverbalet e mbledhjes së mëparshme dhe për të propozuar formimin e komisioneve parlamentare, raporton Express
Në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë fillon në orën 09:00.
Po ashtu, është bërë e ditur se në rend të ditës do të jenë tri pika.
“Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, 2. Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare. 3. Të ndryshme”, thuhet në njoftim.