×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mbahet takimi i radhës i grupeve punuese

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Ky do të jetë takimi i pestë mes këtyre grupeve punuese, ndërsa në të fundit thanë se janë pajtuar në masë të madhe për çështje të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

    Kësaj radhe, takimi do të mbahet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndryshe, pavarësisht takimeve, ka pasur edhe debate në distancë.

    Deklarata e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie, ka shkaktuar reagime në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Më herët zyrtarët e të dyja partive kanë thënë se nuk janë marrë vesh ende për ndarjet e posteve ministrore, por kreu i LDK-së Isa Mustafa të premten tha se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

    Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

    Por, kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati e Avni Zogiani, ishin në mesin e atyre që reaguan ndaj deklarimeve të Hazirit, duke thënë se ato nuk i bëjnë nder LDK-së.

    Nga Rubrika
    Kronika29 Mars 2025
    Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë të premten, pasi tek ai është gjetur një sasi  e materialit që përdoret në mjekësi...
    Kronika29 Mars 2025
    Është arrestuar një person në Gjakovë pasi kanosi zyrtarët policorë gjatë detyrës. Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, me vendim të...
    Lajme29 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxhiri, ka kritikuar rritjen e çmimeve në Kosovë, veçanërisht në prag të festave të Bajramit. “Rritja e...
    Të tjera
    Vip29 Mars 2025
    Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për fenomenin e femicidit… Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë një foto të dokumentarit të Netflix, “From...
    Vip29 Mars 2025
    Iftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një prononcim për “Front Online” ka folur për ankesat e konsumatorëve për rritjen...
    Ekonomi29 Mars 2025
    Në prag të festës së Bajramit, qytetarët e Kosovës po përballen me një rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë. Kjo...
    Lajme29 Mars 2025
    Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK), si përfaqësuese e komunitetit të biznesit vendor, ka kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës pas paralajmërimit të fundit...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Një grua ka lindur fëmijën e saj në një rrugë në Bangkok, menjëherë pas një evakuimi nga spitali, pas lëkundjeve nga një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.