Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili e ka paditur Zyrën e Kryeministrit – Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Përmes padisë së ushtruar në nëntor të vitit 2020, po kërkon nga gjykata anulimin e vendimit të qeverisë për lirimin e tij nga detyra si drejtor i policisë.
Kujtojmë që Qalaj tani është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, në listën zgjedhore të së cilës kandidon për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit./periskopi.