Sot, duke filluar nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Avokati mbrojtës do të deklarohet për medie pas përfundimit të seancës.
Të akuzuar janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.
Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të akuzuar Milan Radoiçuq dhe Zvonko Veselinoviq.
Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.