Të mërkurën (sot) më 14 prill në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall, përcjell FrontOnline.
Për trofeun e kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova.
Për shkak të gjendjes me pandeminë edhe kjo ndeshje do të luhat pa praninë e shikuesve.
Ndryshe, ndeshja në fjalë do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK)./FrontOnline/