Dy ndeshjet e fundit të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohen sot.
Derbi lokal mes Bashkimit dhe Prizrenit luhet nga ora 17:00, shkruan FrontOnline.
Bashkimi është duke luftuar për të siguruar një pozitë në “play-off”, teksa Ponte veçse ka siguruar pozitën e parë për sezonin e rregullt.
Ndërkaq, ndeshja tjetër luhet mes Prishtinës dhe Vëllaznimit.
ndeshja në Gjakovë luhet nga ora 19:00./FrontOnline/