×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vr*arë në Greqi – njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë.

    Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.

    Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 33- vjeçarin.
    Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.

    Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brakimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.

    Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 33-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

    Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës, terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.

    Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, duke miratuar një vendim që mundëson rikthimin...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se pas shkëputjes së një pjese masive nga një akullnajë në Alpet Zvicerane, një fshat i tërë malor...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Policia në pikën kufitare të Kakavijës ka sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Operacioni...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do...
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    Lajme29 Maj 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky tha se nuk i merr seriozisht mediat...
    Lajme29 Maj 2025
    Visar Azemi, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar “të rrezikshme dhe të papranueshme” deklaratën e kryeministrit në...
    Lajme29 Maj 2025
    Nga mëngjesi i sotëm, siç ka raportuar në vazhdimësi Klankosova.tv, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.