Sot në Kosovë zyrtarisht është heshtje zgjedhore pas fushatës 10 ditore të subjekteve politike.
Nesër qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Fushata nisi që nga 2 shkurti, ku kandidatët për kryeministër dhe ata për deputetë kanë shpalosur para qytetarëve premtimet dhe planet e tyre.
Në këto zgjedhje, sipas KQZ-së, kanë të drejtë vote 1,794,862 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.
Ndërkaq, që nga mbrëmë është përmbyllur periudha e votimit përmes postës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka pranuar 38 mijë e 339 pako nga diaspora.