×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot fillon vaksinimi i personave të moshës 75-79 me sëmundje kronike

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se nga sot për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

    MSH njofton se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79 varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion.

    Ndryshe, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me vaksinimin edhe të pacientëve të hemodializës, për ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve, në komunat përkatëse ku ata banojnë.

    Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare./Front Online/

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke...
    Lajme15 Tetor 2024
    Partia Demokratike  e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Gazeta Express. Konferenca do të mbahet në orën 14:30 në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka bërë një reagim rreth trajtimit siç thonë të padenjë nga ana e qeverisë...
    Të tjera
    Vip15 Tetor 2024
    Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës. Muzikanti i...
    Lajme15 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2207 gjoba në trafik. Sipas raportit të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Qendra Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit (ACCET) të martën ka mbajtur debatin me temën “Roli i Inteligjencës Artificiale (IA) në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Një shofer është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat...
    Sport15 Tetor 2024
    Përveç ekipit A, edhe Kosova U21 e zhvillon ndeshjen e saj të radhës. Faktikisht, është ndeshja e fundit në kualifikimet për Kampionatin...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    “BE ka nevojë për energji të reja dhe freski, prandaj duhet të përshpejtohet menjëherë procedura e zgjerimit”, kështu u shpreh ministri hungarez...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.