×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sot fillon shkyçja e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji elektrike, njohësit e quajnë ‘’skandaloz’’ vendimin

    FrontOnline
    16 Gusht 2025

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të mërkurën se nga sot (16 gusht) do të shkyçen nga rrjeti të gjitha bizneset që i plotësojnë kushtet për të dalë në treg të hapur të energjisë nëse ato nuk kanë lidhur kontratë me furnizues.

    Ky paralajmërim erdhi pasi që Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale i ka dhënë të drejtë ZRRE-së, në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

    Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025.

    Sipas tij, të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit janë të detyruara të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Për të mos mbetur pa energji gjatë kësaj periudhe tranzitore, bizneset u furnizuan përkohësisht nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) si Furnizues i Mundësisë së Fundit.

     

    Rafuna: Skandaloze nëse ZRrE-ja ua ndërpret energjinë bizneseve më 16 gusht

    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike për bizneset që nuk kanë lidhur kontratë me furnizues të licencuar.

    Rafuna e ka cilësuar vendimin si “skandaloz” nëse zbatohet më 16 gusht, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte rëndë bizneset dhe ekonominë.

     “Ka shumë biznese që kanë pasur këtë masë dhe u është hequr nga tregu i lirë, ndërkohë që janë kthyer në tregun e rregulluar, duke prishur konkurrencën e drejtë dhe të barabartë, të garantuar nga e drejta kushtetuese. I bëjmë thirrje ZRRE-së të jetë e kujdesshme dhe të mos ndërmarrë veprime që mund të dëmtojnë ekonominë dhe stabilitetin e biznesit në Kosovë,” tha Rafuna për Front Online.

     

    Rexhepi: ZRrE-ja dhe KEDS të mos nguten, të rishikojnë edhe një herë vendimin

    Njohësi i çështjeve energjetike, Vezir Rexhepi, ka vlerësuar se shkyçja e rreth 1.300 bizneseve nga tregu i lirë i energjisë është një numër i madh dhe përfshinë pjesë të konsiderueshme të konsumit të energjisë elektrike.

    ‘’Kur dihet se diku 1300 biznese do të dalin në treg të lirë energjetik, dihet se është një numër shumë i madh dhe e përfshin një pjesë goxha të madhe të energjisë elektrike që e shfrytëzojnë, mendoj që nuk duhet të nguten as ZRRE dhe as KEDS’’, tha Rexhepi për FrontOnline.

    Ai ka thënë  se vendimi duhet të rishikohet dhe të bëhet përgatitje më e mirë, që bizneset të kenë kohë për t’u orientuar për furnizimin e energjisë, ndërsa KEK mund të veprojë si furnizues i mundësisë së fundit deri sa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.

    ‘’Do të ishte mirë ti mundësohej edhe një zgjatje si furnizues i mundësisë së fundit Korporatës Energjetike të Kosovës tua mundësojë këtyre bizneseve deri ta marrin qëndrueshmërinë me furnizimin elektrik në të ardhmen’’, tha Rexhepi për Front Online.

     

    Mulaj : Vendimi i ZRrE-së nuk është i drejtë, do të pësojnë bizneset

    Ismet Mulaj, njohës i çështjeve të energjetikës, në një prononcim për Front Online ka deklaruar se vendimi i ZRRE-së për shkyçjen e bizneseve që nuk kanë lidhur kontrata me furnizues të licencuar nuk është i drejtë.

    Sipas tij, shumë biznese nuk kanë pasur kohë të përgatiten për të kaluar në tregun e lirë dhe kjo mund t’u shkaktojë probleme .

    ‘’Vendimmarrja e forcuar e ZRRE-së për mua nuk është e drejtë. Shumë prej bizneseve do tu shkaktojë telashe sepse nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontratat me operatorët tjerë në treg , nuk janë përgatit që të dalin në treg të lirë’’, tha Mulaj për FrontOnline.

    Ai ka thënë se në rast se bizneset fitojnë të drejtën e tyre në Gjykatën Supreme apo gjykata të tjera, ZRRE do të përballet me to.

    Mulaj ka përmendur gjithashtu moskthimin e parave për konsumatorët e jugut që kanë paguar për 10 vite për opsionin verior të rrjetit, duke paralajmëruar se situata e njëjtë mund të ndodhë edhe me bizneset nëse e fitojnë të drejtën e tyre.

    ‘’ ZRRE ende nuk ka arritur t’i kthejë paratë e konsumatorëve  te jugut që kanë paguar për 10 vite për pjesën veriore rrymë për shkak se nuk po gjen mekanizmat si ta bëjë atë  të drejtë e njëjta histori do të ndodhë edhe me bizneset që e fitojnë të drejtën e tyre në Gjykatën Supreme apo gjykatat e tjera’’, deklaroi Mulaj për FrontOnline.

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.