Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Sabri Fejzullahu sot feston ditëlindjen dhe ka mbushur plotë 74 vjet jetë.
Sabriu i takon një gjenerate të vjetër të muzikës, por krijimtaria e bujshme e tij zë vend edhe në muzikën e ditëve të sotme.
Ai është shumë i pëlqyer për publikun.
Ka incizuar një numër të madh të këngëve, ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale dhe ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së tij, brenda dhe jashtë vendit.
Gjithashtu, ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur të estradës.
Në total ka 14 albume, pos muzikës, Fejzullahu ka marrë pjesë edhe në disa shfaqje teatrale.