×
  • Vip
  • Vip

    Sot është Kristalja, por kush ishte e para grua me titullin Zonja e Parë e Prishtinës?

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Pakkush e di se Zonja e Parë e Prishtinës ishte Stella Velle. Kështu e nis rrëfimin për këtë grua, studiuesi Bajram Mjeku.  Ai shpjegon se gruaja e bukur dhe fine me origjinë italiane ishte bashkëshortja e prefektit të parë të Prishtinës, Hysen Prishtina, i cili qeverisi me Prishtinën gjatë viteve 1941-’44, shkruan Insajderi.com

    Stella Velle – Prishtina, e cila në Prishtinë njihej me emrin Drita, u lind më 28 qershor të vitit 1910 në qytetin Avellino të Italisë. Me profesion ishte mësuese.

    Mjeku e bënë edhe një përshkrim të personalitetit të perfektit:

    “Hysen Prishtina ishte djali i fisnikut prishtinas, Xhemajl Beg Prishtina. Me bashkëshorten e ardhshme u njoh në Itali, derisa studionte për agronomi në kryeqytetin italian në Romë.

    Hysen Prishtina vuri kurorë me zonjën Stella Velle në Itali në dhjetor të vitit 1941. Më pas erdhën në Prishtinë dhe u emërua prefekt.

    Në kohën kur Hysen Prishtina qeveriste me Prishtinën, u hap Liceu Sami Frashëri. U hap edhe një shkollë për hekurudha dhe një fabrikë për prodhimin e sixhadeve.

    Prefekti Prishtina punoi që Prishtinës orientale, t’i jipte pamje oksidentale.

    Në nëntor të vitit 1944 kur komunistët rrethuan Prishtinën, Hysen Prishtina me familje në fillim migroi në Turqi ku jetuan disa vjet dhe më vonë migroi në Toronto të Kanadasë.

    Në nëntor të vitit 1944, brenda katër ditëve Prishtina përjetoi Natën e Bartolomeut. Komunistët masakruan rreth 400 qytetarë me origjinë nga familjet fisnike, të cilat edhe gjatë Perandorisë Osmane kishin bërë shumë për vendin.

    Hyseni dhe Stella lanë mbas vetes tre djem e një vajzë dhe që të gjithë janë gjallë. Djali i madh Fatosi ka katër djem; Agimin, Ilirin, Afrimin dhe Arianin. Djali i dytë Bashkimi ka djalin Adamin, ndërsa djali i vogël Fisniku ka djalin Luanin dhe vajzat Lirijen dhe Adean. Vajza e vetme Farija ka djalin Besimin dhe vajzën Lulen.

    Pasardhësit e Hysen Prishtinës me sakrificë të madhe krijuan biznese të suksesshme. Ata gëzojnë autoritet të madh në Turqi dhe Kanada.

    Zonja e Parë e Prishtinës, Stella Velle jetoi plot 94 vjeç. Ndërroi jetë më 11 maj të vitit 2004 në Toronto. U varros afër bashkëshortit të saj Hysenit, i cili vdiq më 14 qershor të vitit 1991.

    Nga Rubrika
    Vip17 Nëntor 2024
    Sara ka dhuruar spektakël sonte, me një performancë të papritur. E gjitha ndodhi gjatë një sfide dhe si dënim nga Xuxi mori...
    Vip17 Nëntor 2024
    Edi e ka pranuar se Sara është e vetmja femër që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme në vend. ”Është has...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Edi e ka pranuar se Sara është e vetmja femër që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme në vend. ”Është has...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.