×
  • Sport
  • Sport

    Sot Drag Race i fundit për këtë vit

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, sot mbahet gara e tretë, e fundit për këtë vit, në disiplinën Drag Race, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.

    Sikur edhe herëve tjera, spektakli është i garantuar, duke marrë parasysh interesimin e madh për pjesëmarrje.

    Paraqitja në garë bëhet nga ora 08:00-09:30, ndërsa gjatë kësaj kohe garuesit do të pajisen me numra, do të kryhet verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik, e këto procedura do të kryhen në pikën e një karburanti në Sllatinë, drejtimi Prizren-Prishtinë.

    “Nga ora 10:00-10:30 do të ketë lëshime të lira, pastaj brifingu me garues, ndërsa në orën 11:00 fillojnë vozitjet kualifikuese (dy të tilla), në të cilat garuesve do t’u matet koha dhe do t’u përcaktohet klasa. 15 minuta pas përfundimit të tyre bëhet publikimi i rezultateve derisa pas 15 minutave tjerë publikohet lista startuese në mënyrë që 30 minutave pas përfundimit të kualifikimeve të fillojë gara zyrtare. Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) në bashkëpunim me Eurogoma RT i kanë marrë të gjitha masat për garë të organizuar sa më mirë, në të cilën do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë (Lipjan) dhe Brigada e Zjarrfikësve (Lipjan)”, thuhet në njoftimin e federatës.

    Ndryshe nga herët tjera, gara do të mbahet vetëm të shtunën, për shkak të parashikimit të meteorologëve se e diela do të jetë gjatë tërë kohës me shi.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Tahir Batatinës, kryetrajnerit të Llapit, i është shqiptuar masa disiplinore për mos ushtrim të detyrës për dy ndeshje sipas radhës të organizuar...
    Sport11 Shtator 2024
    Ilir Daja është prezantuar si trajneri i ri i Dinamos së Tiranës. Trajneri i njohur shqiptar rikthehet pas trembëdhjetë vitesh te "Nëndetësja...
    Sport11 Shtator 2024
    Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë, duke u mbështetur në në nenin 63, paragrafi 1, dhe paragrafi 4, të...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, ka dhënë detaje rreth vizitës të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në veri ku...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve amerikanë kanë kryer trajnime për deminimin e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Një incident dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është shtuar numri i pjesëtarëve të Njësisë Speciale. Këtë e...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.