Kupa e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me ndeshjet tjera të së 16-ës së finales.
Këtë fazë e nisi dje Drita, e cila e mposhti lehtësisht Rahovecin me rezultat 3:0.
E sot në fushën e blertë do të zbresin ekipet tjera të mëdha të Superligës, të cilat kryesisht do të përballen me ekipet e kategorive më të ulëta.
Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani do të ketë punë me Rilindjen 1974, kurse Prishtina me ekipin Top Futbolli.
Llapi do ta vizitojë Flamurtarin, kurse Gjilani do t’i bëjë konak Lirisë.
Një ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Trepçës ’89 e Suharekës, kurse Malisheva do ta vizitojë Fushë Kosovën.
Sot do të luhen plot 15 ndeshje të kësaj faze. Të gjitha takimet e sotme do të nisin në orën 12:00.
Nga këto takime do të nxirren tetë çiftet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës. /Gazeta Express/