×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin e Prishtinës

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës të cilat do të mbahen këtë të diel, me datë 14 shkurt, kanë zgjuar interesin e bashkëatdhetarëve për të votuar në mënyra të ndryshme.

    Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit të votimit me postë.

    Por, përveç votimeve me postë, një numër i madh i bashkëatdhetarëve kanë vendosur të vijnë në vendlindjen e tyre për të votuar.Vetëm gjatë ditës së sotme pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

    “Më 12 shkurt në ANP janë 15 fluturime në ardhje, (8) prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Valentina Gara.

    Ndërsa të shtunën do të aterojnë 29 fluturime në Aeroportin e Prishtinës, ku shumica do të jenë nga Zvicrra.

    Megjithatë, përveç arritjeve me aeroplanë, disa bashkëatdhetarë të tjerë kanë zgjedhur të vijnë në Kosovë edhe me autobusë të organizuar enkas për zgjedhje.

    Albinfo.ch ka raportuar edhe për këtë duke iu referuar fotografive të publikuara nga partitë politike që kanë organizuar këto udhëtime.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.