Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar se do të pranojnë sot pakot e para të supozuara me fletëvotime.
Këto pako janë nga DHL dhe pritet të arrijnë në Kosovë në orën 15:00.
“Këto pako të përcjellura nga Policia e Kosovës, pastaj do të vendosen në hapësirën e ruajtjes, e cila gjendet në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.
Kjo zyrë po ashtu ka ftuar partitë politike dhe organizatat të cilat kanë të akredituar vëzhgues që të vëzhgojnë procesin.