×
  • Lajme
  • Lajme

    Sorensen: Me Osmanin, Kurtin e Bislimin folëm se si të sigurohemi që dialogu të japë rezultate e rëndësinë që ka Ohri për këtë proces

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është shprehur i kënaqur me kthimin e tij në Prishtinë sot, në vizitën e parë zyrtare që prej kur e mori këtë pozitë.

    Ai tha se është i mahnitur nga përparimi që është bërë, ndërsa tregoi se me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë biseduar se sa shumë i ka sjellë Kosovës dialogu, por edhe për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit.

    “Jam i mahnitur nga përparimi i bërë që kur u largova. Gjatë ditës së parë, bisedova me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për atë se sa shumë ka sjellë Dialogu për Kosovën, si të sigurohemi që ai të vazhdojë të japë rezultate dhe rëndësinë që ka Ohri për këtë proces”, shkroi Sorensen në X./Periskopi/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Është gjetur e djegur makina me të cilën dyshohet se grabitësit kanë kryer grabitjen sot në  afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik....
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë shkuar për ngushëllime në Burojë. Krasniqi ka thënë se...
    Lajme17 Mars 2025
    “Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan”. Këtu nuk...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Peter...
    Lajme17 Mars 2025
    Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, për Express ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka gjetur të djegur në rrugën “Pal Malushi” në Ajvali veturën me të cilën po udhëtonin grabitësit e armatosur,...
    Lajme17 Mars 2025
    Agim Rexhepi, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka kritikuar ashpër mungesën e kontratave të lobimit për Kosovën, duke theksuar se kjo ka...
    Lajme17 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë Jakup Krasniqit dhe Rexhep...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Në takim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.