Sony Honda Mobility është një sipërmarrje e përbashkët automobilistike midis Honda dhe Sony që synon të prodhojë automjete elektrike me teknologji të avancuar vetë-drejtuese. Tani janë shfaqur detaje të reja se kur modelet e reja të kompanisë do të dalin në rrugë, transmeton FrontOnline.
Përveç sedanit elektrik tashmë të shpallur Afeela që vjen në 2025, Sony Honda Mobility do të lançojë një SUV në 2027 dhe një model kompakt më të lirë në 2028 ose më vonë, sipas Nikkei Asia. Të tre automjetet do të bazohen në të njëjtën platformë.
Modeli kompakt raportohet se do të ndajë komponentët me automjetet elektrike të Honda-s për të ulur kostot.
Nuk ka ende shumë detaje rreth SUV-it, por Sony më parë tregoi konceptin Vision-S 02 i cili la të kuptohet se si mund të duket një automjet i tillë.
Sedani Afeela do të dalë në treg në vitin 2025 dhe përdor dy motorë elektrikë, secili me 241 kuaj fuqi. Ekziston edhe një bateri litium-jon 91 kWh.
Shitjet në Shtetet e Bashkuara duhet të fillojnë në fillim të vitit 2026.
Honda mund të prodhojë disa nga këto automjete elektrike në Ohio (SHBA). Duke pasur parasysh vendndodhjen, automjetet mund të përdorin bateri që vijnë nga fabrikat Honda dhe LG që veprojnë në këtë shtet./FrontOnline/