Një darkë romantike e me plot finesë dhe e zbukuruar me trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë, është bërë gati nga “Finesë Events”, enkas për dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova – Stresin dhe Gresën.
Dyshja mbrëmjen e sotme do ta shijojnë darkën në dhomën e sekreteve, të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë, e ku do ta kenë mundësinë t’i shprehin njëri-tjetrit çdo gjë.
Për më shumë detaje do të presim momentin kur Stresi dhe Gresa të ftohen nga “Vëllai i Madh” për të kaluar për tek pjesa ku është shtruar darka.