Gara më interesante e futbollit evropian, Liga e Kampionëve, do të rikthehet sonte me dy ndeshje tejet interesante.
Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në fazën çerekfinale, raporton FrontOnline.
Në “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain është nikoqir i kampionit në fuqi, Bayern Munichut.
Ndeshja e parë në Mynih i takoi PSG-së me rezultat 2:3, andaj ndeshja e sontme premton spektakël.
Nga ana tjetër, në “Stamford Bridge”, Chelsea luan përballë portugezëve të Portos.
Ndeshjen e parë në “Estadio de Dragao” e fituan “Të Kaltërit” që sonte synojnë ta vulosin kualifikimin në gjysmëfinale.
Të dyja ndeshjet e sontme nisin nga ora 21:00./FrontOnline/