×
  • Sport
  • Sport

    Sonte përballja e tretë: Peja nuk dorëzohet, Ylli për titull

    FrontOnline
    11 Maj 2021

    Të martën (sot) do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll mes Pejës dhe Yllit, shkruan FrontOnline.

    Skuadra nga Theranda i ka fituar dy ndeshjet e para dhe i mungon edhe një fitore për tu shpallur kampion, që do të ishte i pari në histori të klubit.

    Ndërkohë, pejanët hyn për fitore për të ngushtuar serinë në 1:2, ku do të rikthehet edhe AJ Walton, i cili ishte i suspenduar.

    Ndeshjen e parë e fitoi Ylli në Pejë 75:83, kurse sfidën e dytë e fitoi në shtëpi 75:73, me një fund dramatik.

    Për Yllin do të ishte titulli i parë në histori, derisa pejanët kërkojnë titullin e gjashtë.

    Skuadra nga Theranda këtë edicion fitoi Ligën Unike, duke mundur në finale pikërisht Pejën dhe po e kërkon trofeun e dytë në këtë edicion.

    Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

    Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

    Ndeshja Peja – Ylli zhvillohet të martën nga ora 20:15 në “Karagaqi”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport16 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës...
    Sport16 Nëntor 2024
    Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul. Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me...
    Sport16 Nëntor 2024
    Një tjetër skandal ka ndodhur në Bukresht, në ndeshjen Rumani – Kosovë. Pjestarët e Kombëtares rumune kanë tentuar ta sulmojn fizikisht futbollistin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka deklaruar se tregu kosovar i naftës ka pasur një stabilitet të vazhdueshëm...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Mes dy personave në Lipjan ka ndodhur një mosmarrëveshje për një pronë e cila ishte në shqyrtim gjyqësor. Në lidhje me këtë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një shtetas turk ka raportuar se është grabitur në Prishtinë, ku derisa ka qenë në rrugë, ishte ndalë një veturë  nga e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.