Festivali i muzikës “Sunny Hill”, po mbahet në Prishtinë pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.
Sonte shënohet nata e fundit e këtij festivali.
Për katër ditë rresht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë kanë performuar shumë artistë ndërkombëtar si dhe ata vendor.
Në skenën e “Sunny Hill”, u ngjitën Dua Lipa, e cila është edhe organizatore e festivalit, gjithashtu artisti kolumbian J Balvin, Mahmood, Azet e Zuna, Skepta e Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy dhe shumë të tjerë.
Mbi 20 mijë adhurues të muzikës morën pjesë në këtë festival.
Nata e fundit do të karakterizohet me muzikë elektrizuese, ku do të përformojë artisti i famshëm Diplo dhe shumë DJ të tjerë.