Këngëtarja Dafina Zeqiri është gati për ditën e saj më të veçantë, teksa sot do të kurorëzohet në martesë me Kreshnik Gjergjin.
Fansat dhe ndjekësit janë në pritje të këtij momenti të rëndësishëm, ndërsa disa nga mikeshat e saj të ngushta dhe personalitete të njohura kanë filluar të mbërrijnë nga jashtë vendit.
Ndër ta është edhe Coco the DJ, mikeshë e ngushtë e Dafinës, e cila ndau emocionet e saj në rrjete sociale duke e quajtur “pritja më e mirë ndonjëherë” kur mbërriti për të mbështetur mikeshën e saj.