Soni Malaj dhe Estto janë në përgatitje të realizimit të përbashkët muzikor.
Lajmin e kanë konfirmuar dy këngëtarët përmes njoftimeve në profilet respektive në rrjetet sociale.
Duke shpërndarë një fotografi të përbashkët, artistët kanë njoftuar se projekti i ri do të vijë “së shpejti”.
Kënga do të shoqërohet me një videoklip muzikor që do të jetë projekt i Bug Production.
Ndërsa më herët, dy këngëtarët kanë shpërndarë pamje nga përgatitjet e tyre për videon muzikore.
E titulluar “Amante”, kënga pritet të publikohet të premten (24 qershor) në orën 18:00. /Telegrafi/
View this post on Instagram