×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sondazhi: Vetmia e përhapur edhe tek të rinjtë në Gjermani

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Për një kohë të gjatë, vetmia dukej si një fenomen tipik i pleqërisë, por pandemia e koronavirusit rëndoi sidomos të rinjtë. Dhe kjo ndjenjë vazhdon, sipas një sondazhi të fundit.

    Sipas një sondazhi, shumë të rinj në Gjermani ndihen të vetmuar. Rreth një në dhjetë të anketuar (njëmbëdhjetë përqind) nga mosha 16 deri në 30 vjeç thanë se ndiheshin shumë të vetmuar në studimin e porositur nga fondacioni Bertelsmann Stiftung. 35% e tjerë ndiheshin “mesatarisht të vetmuar”.

    Në varësi të gjinisë dhe grupmoshës, shifrat variojnë nga 33% në 51%. Femrat e reja, sipas sondazhit, janë më të prekura nga vetmia sesa të rinjtë. Vetmia është më e madhe mes moshës 19 dhe 22 vjeç.

    “Modalitet i përgjithshëm i krizës” është një nga arsyet

    Sipas të dhënave, shifrat janë ende dukshëm më të larta se para pandemisë së koronavirusit. “Rritja e vetmisë në këtë grupmoshë duket në këtë mënyrë e qëndrueshme”, përfundojnë ekspertët. Për më tepër, rritja nuk mund të shpjegohet vetëm me kufizimet e kontaktit të vendosura gjatë pandemisë.

    Ndryshimet në kushtet e rritjes, format e ndryshuara të komunikimit dhe sjelljes, dhe një “modalitet i përgjithshëm i krizës” mund të luajnë një rol. Fakti që njerëzit i ndryshojnë dhe i përfundojnë më shpesh se më parë vendet e punës dhe marrëdhëniet mund të jenë gjithashtu faktorë. Mbetet për t’u hetuar se cili prej këtyre shkaqeve efekt. Ka edhe shenja se numri i kontakteve konsiderohet ndërkohë sërish i mjaftueshëm- por jo edhe cilësia e tyre.

    Sa më i vetmuar, aq më pak i lumtur

    Në përgjithësi, grupmosha midis 16 dhe 30 vjeç deklaroi një nivel të moderuar të kënaqësisë nga jeta. Vlera ishte 6.75 në një shkallë nga zero (aspak i kënaqur) në dhjetë (plotësisht i kënaqur).

    Sa më i vetmuar të ndihet një person, aq më i ulët rezulton kënaqësia e tij nga jeta. Sipas studimit, të prekur janë veçanërisht të rinjtë e divorcuar ose të ve, me arsim të ulët, të papunë, që jetojnë në qytete të mesme ose kanë origjinë migrantësh.

    Për studimin u pyetën online në mars 2.532 të rinj, nga 16 deri në 30 vjeç.

    Paus: Rrezik për demokracinë

    Ministrja e Familjes Lisa Paus e quajti vetminë një “dukuri të nënvlerësuar” që mund të dëmtojë gjithashtu demokracinë në plan afatgjatë. “Kushdo që humb besimin në shoqëri humb besimin edhe te demokracia, pjesëmarrja politike zvogëlohet, njësoj si vullneti për të votuar”, deklaroi politikania e të Gjelbërve për gazetën Funke Mediengruppe.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vetmia është po aq e dëmshme sa obeziteti, duhani dhe ndotja e ajrit.

    Nxjerrja e temës “nga zona tabu”

    Paus prezantoi së fundmi “Barometrin e vetmisë”, një studim i bazuar në statistikat afatgjata të Panelit Socio-Ekonomik (SOEP). Sipas studimit, personat e rrezikuar nga vetmia janë veçanërisht ata me nivele të larta stresi dhe pak mbështetje: që kujdesen për të afërmit e familjes ose prindërit vetëushqyes, të papunët, të varfërit dhe personat e diskriminuar nga pikëpamja sociale. Që nga koronavirusi, në këtë grup janë përfshirë më shumë të rinj, adoleshentë dhe fëmijë. “Kjo më në fund meriton vëmendje. Vetminë, edhe tek të rinjtë duhet ta marrim seriozisht dhe të veprojmë”, kërkoi Paus.

    Në programin e mëngjesit të ARD-së, ministrja bëri thirrje që kjo temë shpesh e shoqëruar me turp të nxirret nga zona tabu. Sot ajo hap javën e fushatës me temën e vetmisë. Në këtë javë do të ketë aktivitete model, si pjekj të vaferave së bashku ose krijimi i miqve përmes telefonit. Java do të përmbyllet me një konferencë të specializuar dhe konsultime me Këshillin e Etikës për temën e vetmisë.

    Sipas Paus, departamenti i saj e mbështet strategjinë kundër vetmisë të qeverisë federale me 70 milionë euro. Në të njëjtën kohë, ajo pranoi se kjo ka shumë të ngjarë të mos jetë e mjaftueshme. “Duke qenë se vetmia po rrënjoset gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë, bëjmë mirë të studiojmë se çfarë mund të bëjmë edhe më shumë dhe më mirë”, tha ministrja gjermane e Familjes Paus./DW

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Shtetet e Bashkimit Evropian u pajtuan për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të luftës në Ukrainë, me qëllim që t’i...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në deklarimin e tij për media para se të nisë takimet në kuadër të dialogut...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Nga 1 korriku rriten pagat për punonjësit e administratës shtetërore publike në Shqipëri. Paga mesatare do të arrijë në 105 mijë lekë....
    Të tjera
    Sport26 Qershor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë të hënën e mbaroi aventurën në “EURO 2024”. “Kuqezinjtë” u gjendën në “Grupin e Vdekjes”, me kundërshtarë tejet të...
    Lajme26 Qershor 2024
    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë të mërkurën ka mbajtur takim me Kristo Enn Vaga, kryetar i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Nga 1 korriku rriten pagat për punonjësit e administratës shtetërore publike në Shqipëri. Paga mesatare do të arrijë në 105 mijë lekë....
    Lajme26 Qershor 2024
    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull kosovar është duke kultivuar bimë...
    Lajme26 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbërritur në ndërtesën e BE-së në Bruksel ku do të mbahet takimi me presidentin e Serbisë,...
    Lajme26 Qershor 2024
    Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se gatishmëria e Serbisë për të bërë kompromise për Kosovën mund të nënkuptojë vetëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.