Ermal Mamaqi, në faqen e tij online, ka organizuar një sondazh. Ai pyet ndjekësit se cili prej tre të nominuarve duhet të largohet nga Big Brother.
Kiara, Luizi dhe Bledi janë në nominim dhe njëri prej tyre do të eliminohet nga “Big Brother VIP” të martën, në mbrëmje.
“Votoni në sondazhin e mëposhtëm se cili banor do donit të largohej”, ka qenë pyetja e Ermalit, në portalin e tij, ndërsa mbi 600 komentues janë shprehur më së shumti për daljen e Bledi Manes.
Ka pasur edhe nga ata që janë shprehur pro daljes së Kiarës, pasi mendojnë se kjo do ta bënte Luizin një lojtar më të fortë brenda shtëpisë. Shumë pak kanë votuar për daljen e vetë Luizin.
Sipas rezultateve të sondazhit, 79 për qind kanë votuar për daljen e Bledi Manes, 19 për qind për Kiarën dhe vetëm 2 për qind për daljen e Luizit.