Qendrat e para të votimit në zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbyllen brenda dy orësh.
Sipas sondazheve, kandidati demokrat Joe Biden po kryeson në gjashtë nga shtetet vendimtare – Florida, Pennsylvania, Miçigan, Ëisconsin, Karolina Veriore dhe Arizona.
Po ashtu, sipas sondazhit të CNN Biden po del të jetë deri tani fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ndonjëherë mund të ndodhë që një kandidat të fitojë një numër më të madh të të ashtuquajturve votat popullore, por nuk arrin të fitojë numrin e duhur të zgjedhësve duke bërë që ai të humbasë zgjedhjet.