Sonte në emisionin Rubikon është publikuar sondazhi i ri dhe i fundit i PIPO-s për sa i përket rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit.
Sipas tij prin Vetëvendosje me 40.95 %.
Pas saj rradhitet si e dyta PDK me 22.3 % dhe LDK-ja si e treta me 19.35 %.
Pas tyre AAK-ja është katërta me 7.8 %.
Nisma nuk e kalon pragun, gjithnjë sipas rezultateve të këtij sondazhi.
Për realizimin e këtij sondazhi janë intervistuar 3 mijë qytetarë.