×
  • Lajme
  • Lajme

    Sondazhet e partive, të gjithë dalin “të parët”

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Mundësitë thuajse të humbura që në Kosovë të ketë zgjedhje të reja gjatë këtij viti. Ato pritet të mbahen pas përfundimit të mandatit të Qeverisë “Kurti”, në shkurt të vitit 2025, si zgjedhje të rregullta.

    Lidhur me zgjedhjet e reja, së fundmi është publikuar një sondazh i cili çoi “pluhur” tek partitë opozitare.

    Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë forca e parë politike në vend, sipas matjes së fundit të opinionit publik të kryer nga “UBO Consulting”. Ajo pasohet nga PDK-ja e cila gati ka ruajtur përqindjen e njëjtë krahasuar me sondazhin e marsit. E treta del LDK-ja, sërish me një trend të dukshëm të rënies. Koalicioni AAK-NISMA janë ato që kanë treguar rritje, sipas sondazhit.
    Por, për opozitën këto sondazhe janë të porositura nga Vetëvendosja, dhe sipas tyre, kjo parti duhet të gëzohet me sondazhe pasi do të zhgënjehet me rezultatet reale gjatë vitit 2025.

    Partitë opozitare thonë se kanë realizuar sondazhe brenda partive, dhe sipas rezultateve të gjitha po qëndrojnë “shumë mirë”, ndërsa sipas tyre, VV-ja do të ketë rënie të madhe.

    Muhaxheri: LDK qëndron shumë më mirë se në zgjedhjet e fundit

    Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se sondazhet që po publikohet lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, janë të porositura nga Qeveria.

    Muhaxheri thotë për “Front Online” se këto sondazhe po i bëjnë për qejf të vetin Qeveria apo siç e quajti ai “Qeveria e Praktikantëve”.

    “Partia e praktikanteve, Qeveria e praktikanteve po i porosisin sondazhet sipas qejfit që e kanë. Ne si LDK i kemi bërë sondazhet e brendshme, nuk i kemi bërë publike dhe i presim zgjedhjet me gëzim”, tha ai.

    Muhaxheri në fund thotë se LDK do të dalë shumë më mirë se në zgjedhjet e fundit, duke e befasuar edhe Qeverinë aktuale.

    “LDK qëndron shumë më mirë se në zgjedhjet e fundit, bile Qeveria e praktikantëve ka me dalë e befasuar, edhe pse e dinë rezultatin që  e ka”, tha ai për Front Online.

    Beqa: PDK-ja qëndron shumë mirë, kemi kandidatin më të mirë të mundshëm për kryeministër

    Hajdar Beqa thotë se PDK-ja qëndron shumë mirë në sondazhe të tyre, dhe se janë të përgatitur për zgjedhje andaj kanë kërkuar që ato të mbahen qysh në qershor apo korrik.

    Beqa tha për “Front Online” se PDK-ja ka kandidatin më të mirë të mundshëm për kryeministër, i cili do ta ndihmojë që ta nxjerrë Kosovën prej situatave që e ka sjellë Qeveria aktuale.

    “Po të mos ishte mire PDK-ja nuk do kishte kërkuar me pasur zgjedhje qysh në korrik. Do të thotë, ne jemi shumë mirë, jemi partia që kemi kandidatin për kryeministër, e që është kryetari më i mirë mundshëm, për me e zhvendos Kosovën nga situata të cilën e ka shti Kosovën si në raport të brendshëm ashtu edhe raport me aleatët ndërkombëtarë qeveria aktuale”, thotë ai.

    Beqa thotë se interesi i qytetarëve duhet të merret me prioritet, para çdo gjëje tjetër, duke kosideruar se interesi i tyre është të shkohet në zgjedhje.

    “Ne jemi të përgatitur për zgjedhje dhe jemi e vetmja parti që kemi zyrtarisht kandidatin për kryeministër. Interesi i qytetarëve është më i madh se çdo gjë tjetër, dhe interesi i qytetarëve është për të shkuar në zgjedhje”, tha Beqa për Front Online.

    AAK: VV ta shijojë “fitore” në sondazhe, rezultati i zgjedhjeve do të jetë zhgënjyes për ta

    Kushtrim Xhemjali, zëdhënës i AAK-së thotë se sondazhet e fundit të publikuara ku e nxjerrin Vetëvendosjen të parën është vetëm një kohë dhe mundësi ku ata mund ta “festojnë” fitoren. Xhemajli thotë për “Front Online” se rezultati i zgjedhjeve do të jetë zhgënjyes për LVV-në që sot kremtojnë arritjet në sondazhe.

    “Vetëvendosje edhe për një kohë mund ta shijojë “fitoren” në sondazhe. Ndërkohë që rezultati i zgjedhjeve do të jetë zhgënjyes për ata që kremtojnë sot”, tha Xhemajli. Zëdhënësi i AAK-së thotë se sondazhet e brendshme e nxjerrin partinë shumë mirë, por ato nuk do të shfrytëzohen për marketing publik.

    “Kemi sondazhe të brendshme të cilat na nxjerrin shumë mirë, por kemi vendosur të mos i shfrytëzojmë për marketing publik”, tha ai për Front Online.

    Ndryshe, partitë opozitare kanë kushte të ndryshme për të shkuar në zgjedhje, LDK-ja ka kërkuar të jap dorëheqjen kryeministri Albin Kurti,  derisa PDK e AAK janë të gatshme të e votojnë edhe mocionin për shpërbërje të Kuvendit./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Takimi i planifikuar sot ndërmjet kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, dhe përfaqësuesve të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë,...
    Lajme15 Korrik 2025
    “Bllokadë parlamentare, inflacion, ngërç”. Me këto fjalë në titull, gazeta gjermane Frankfurter Rundschau shkruan për situatën politike në Kosovë. FR shkruan se po afrohet...
    Lajme15 Korrik 2025
    Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) u bën thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që të respektojnë obligimet e tyre...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media nga Riga, me presidentin letonez, Edgars Rinkēvičs, është pyetur edhe për raportet me...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka njoftuar se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes, si pjesë e një ndryshimi të madh qeveritar që...
    Lajme15 Korrik 2025
    Në muajin maj në Kosovë kanë lindur 2 mijë e 364 fëmijë. Prej 2 mijë e 364 fëmijëve të lëndur gjatë këtij...
    Lajme15 Korrik 2025
    641 çifte në Kosovë janë divorcuar nga janari i vitit 2025 deri në maj të po këtij viti. Në bazë të dhënave...
    Lajme15 Korrik 2025
    Armend Zemaj deputet i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se shuarja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.