Edinson Cavani mund të qëndrojë më gjatë në “Old Trafford”.
Pavarësisht që ende nuk po luan shumë, Ole Gunnar Solskjaer, ka premtuar se 33-vjeçari do t’i ketë minutat e tij.
Përveç kësaj, ai haptazi tha se uruguaiani, që ka nënshkruar kontratë një vjeçare në fillim të sezonit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, mund të qëndroj përtej viti 2021.
“Në këtë moment, ai duket sikur do të luajë edhe disa vite dhe s’do të them asgjë tjetër”, u përgjigj Solskjaer.
“Ai ka pas një ndikim të madh që kur ka ardhur. Le të fokusohemi që të përmirësohemi të gjithë, por mund të them që ai duket sikur mund të luajë edhe shumë vite”.