×
  • Sport
  • Sport

    Sokoli për Kampionatin Evropian Shqipëri-Serbi: S’e kuptoj se si munden – s’duhet zhvleftësuar gjysma e kombit, Kosova

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Trajneri kosovar dhe profesori i sportit, Bylbyl Sokoli, ka folur pas vendimit të UEFA-s që t’ia lejojë Shqipërisë dhe Serbisë organizimin e Kampionatit Evropian U21.

    Sokoli tha se duhet të kihet kujdes që të mos zhvleftësohet gjysma e kombit, në këtë rast Kosova, pasi sipas tij, kjo politikë e injorancës është e dëmshme për shqiptarët.

    “Vetëm nuk mund të kuptojë se si mund të organizohet një kampionat me një shtet apo me një federatë që në platformën e saj, parimi kryesor është anti-shqiptar. Kjo shihet në tribuna, ku shihen slogane anti-shqiptare vazhdimisht”.

    “Ende ka kërcënime ndaj territorit të Kosovës dhe është e paimagjinueshme sesi të organizohet një kampionat i tillë. Nuk jam kundër bashkëpunimit, por megjithatë, mendoj se në këtë rast, kjo politikë e injoracës ndaj Kosovës është e dëmshme për kombin në përgjithësi”, tha Sokoli në Edicionin Special në Klan Kosova.

    Tutje, ai tha se është i sigurt se organizimi i këtij kampionati nuk do të krijojë përçarje mes shqiptarëve, por sipas tij, prapa këtij organizmi, përveç Federatës Shqiptare të Futbollit, qëndron edhe shteti shqiptar.

    “Jam i sigurt se nuk do të ketë përçarje, sepse kjo lëvizje që është bërë nga FShF-ja, mendoj se është edhe nga shteti shqiptar, sepse nuk mund ta organizosh një kampionat ndërkombëtar pa pjesëmarrjen e shtetit”, tha ai.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Sport27 Shtator 2024
    Tashmë ka mbetur vetëm të zyrtarizohet organizimi i Kampionatit Evropian për U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë për vitin 2027.  UEFA ka konfirmuar...
    Sport26 Shtator 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit të enjten mbrëma publikoi në “Facebook” një fotografi të Ylber Ramadanit e Marash Kumbullës gjatë një dueli me...
    Sport26 Shtator 2024
    FIFA do të vlerësojë javën e ardhshme nëse do ta ndalojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar në mes të luftës në vazhdim. Një...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që...
    Lajme26 Shtator 2024
    Gjatë vizitës së tij në Kosovë, ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard ka vizituar edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Lajmin është...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Shqipëria i është bashkuar 30 vendeve për të miratuar Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës. Deklarata rikonfirmon...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza thotë se brenda kësaj partie ka unitet dhe gëzon mbështetje pa rezerva për kandidaturën e...
    Sport26 Shtator 2024
    FIFA do të vlerësojë javën e ardhshme nëse do ta ndalojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar në mes të luftës në vazhdim. Një...
    Lajme26 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë ku është pritur nga familja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.