×
  • Sport
  • Sport

    Sokoli i mahnitur nga sukseset e xhudos: Është mburrje për ne, Kuka të shpallet “doktor nderi”

    FrontOnline
    19 Prill 2021

    Ekipi i Kosovës në xhudo e mbylli Kampionatin Evropian “Lisbona 2021” me tri medalje të fituara.

    Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova fituan medalje të arta, derisa Nora Gjakova e fitoi të bronztën, shkruan FrontOnline.

    Përveç tyre, Kosova mori pjesë në këtë garë edhe me Laura Fazliun dhe Loriana Kukën, të cilat zunë vendin e pestë në kategoritë përkatëse.

    Kështu, Kosova ishte shteti më i suksesshëm në këtë garë me tri medalje të fituara dhe me dy “vende të pesta”.

    Për punën e madhe të Driton Kukës dhe xhudistëve tanë ka folur edhe trajneri Bylbyl Sokoli.

    “Është mburrje për ne që kemi këta sportistë. Kjo është e arritur e madhe e sportit të Kosovës. Medaljet janë fituar në një sport olimpik që vlerësohet shumë”, ka thënë Sokoli në “Dueli Sportiv”.

    “Ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë, duke lënë pas fuqitë e botës, ishte një prezantim brilant për sportistët tanë”, tregoi ai.

    “Sa i përket Kukës, pse të mos e nisim këtu një iniciativë që Universiteti i Prishtinës ta shpallë Driton Kukën ‘doktor nderi’ pas gjithë këtyre rezultateve”, nënvizoi “Profa”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Sport21 Dhjetor 2024
    Ka përfunduar raundi i parë mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut. Një luftë e barabartë gjatë minutave të para, shkruan Indeksonline, Dy...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Në orët e vona të natës, Gjesti është shprehur se Xhenetës nuk ia ndjen fare për të. Madje ai u shfaq i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.