×
  • Sport
  • Sport

    Sokoli: Fillimisht Liga Unike Kosovë – Shqipëri, e pastaj “Superliga ballkanike”

    FrontOnline
    24 Prill 2021

    Padyshim që formimi i Superligës evropiane ka shkaktuar një “tërmet” në botën e futbollit, raporton FrontOnline.

    Kjo ka ndikuar edhe te kroatët, të cilët janë frymëzuar të krijojnë ligë të re me skuadrat nga Ballkani.

    Bëhet fjalë për Superligën ballkanike në futboll, e cila sipas tyre, do të përbëhej nga dy divizione me nga 16 skuadra.

    Ndeshjet parashihen të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, dhe katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien poshtë, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten lartë.

    Sipas kësaj ideje nga kroatët, në këtë kampionat do të merrnin pjesë skuadrat nga Kroacia, Rumania, Greqia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Bosja e Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova.

    Superliga ballkanike ide e pëlqyer, klubet e Kosovës do të përfitonin nga promovimi i talentëve

    Trajneri i mirënjohur shqiptar, Bylbyl Sokoli e ka mbështetur në parim idenë e krijimit të Superligës ballanike në futboll.

    Megjithatë, sipas tij, fillimisht duhet të krijohet Liga Unike mes skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria.

    “Mendoj se është koha që futbolli të ketë ndryshime në organizim, por duhet t’i matim cilat janë interesat tona, duhet t’i kemi parasysh interesat tona. Nëse është pjesë e interesit tonë, duhet të jemi pjesë e saj”, ka thënë Sokoli, duke vazhduar:

    “Bashkimi i dy apo më shumë ligave është i lejueshëm, por fillimisht duhet të ketë bashkim Kosovë – Shqipëri në futboll, e pastaj në Ballkan”.

    Se pse duhet fillimisht krijuar Liga Unike në futboll mes Kosovës dhe Shqipërisë, këtë e tregon “Profa”.

    “Është obligimi ynë kombëtar të kemi Ligë Unike dhe për shkak të ngritjes së cilësisë dhe tregut më të madh. Këto faktorë grumbullojnë cilësi dhe kështu do të kishim dy apo tre përfaqësuesë në Superligën ballkanike”, deklaroi të shtunën për FrontOnline Bylbyl Sokoli./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport23 Dhjetor 2024
    Prej kthimit te Baseli, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer si askush tjetër në Superligën e Zvicrës në futboll. Paraqitjet e 33-vjeçarit kanë tërhequr...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Valencia ka shkarkuar trajnerin Ruben Baraja pas një fillimi të dobët të sezonit, që e ka lënë ekipin në zonën e rënies...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Amin Hot është shpallur lojtari më i vlefshëm i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Fundori Hot të shtunën...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave në Kosovë do të unifikohen dhe ulen në mënyrë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Valencia ka shkarkuar trajnerin Ruben Baraja pas një fillimi të dobët të sezonit, që e ka lënë ekipin në zonën e rënies...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e certifikimit të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka mbajtur takime me biznesmenë dhe studentë. Hamza ka...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Amin Hot është shpallur lojtari më i vlefshëm i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Fundori Hot të shtunën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.