Sipas informacioneve për mediat, partnerja e Ballësh është ish-banorja e Big Brother dhe ish-missi Sidrita Sadikaj, e cila është edhe 20 vite më e re se ai.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Balla përmes një interviste televizive, ku ka zbuluar se është bërë babai i një vajze.
“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur”,- ka thënë Balla.
Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se vajzën e kanë quajtur Broklin.
Ish-bashkëshortja e Sokol Ballës është edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, me të cilën ka edhe fëmijë.
Nga ana tjetër partnerja e Ballës, Sidrita Sadikaj ka qenë pjesëmarrëse në Big Brother, ku u lidh me njërin prej konkurrentëve, Ervinin.
Sidrita është 27 vjeç nga Suhareka e Kosovës.